PSG i ofron Mbappes 50 milionë euro pagë vjetore
Mbappe ka kontratë me parisienët deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk po arrihet.
Ai është i lidhur me një kalim të mundshëm drejt Real Madridit, por PSG nuk duan ta lënë të lirë lojtarin që të largohet.
Ata janë duke u munduar në të gjitha mënyrat që ta bindin Mbappe të qëndrojë.
Së fundmi siç raporton ‘Goal’, PSG i kanë ofruar 50 milionë euro pagë vjetore, vetëm që francezi të qëndrojë në ‘Parc des Princes’, përcjell lajmi.net.
Aktualisht Mbappe paguhet nga Parisi 22 milionë euro në vit.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë vendimi i francezit në lidhje me të ardhmen e tij.