Pse zviceranët kanë frikë nga përdorimi i rrjetit 5G?
Mundësia e efekteve anësore të rrezatimit pa tel në trupin e njeriut, ka ngjallur frikën tek qytetarët në Zvicër për shkak të teknologjisë 5G.
Sipas Euronews, vendi kryeson i pari në Evropë, për sa i përket implementimit të kësaj teknologjie, pasi vetëm vitin e kaluar vendi kishte instaluar mbi dymijë antena.
Sidoqoftë, zbatimi po ‘ngadalësohet’ për shkak të shqetësimeve të njerëzve që teknologjia mund t’i dëmtojë ata.
Banorja e qytetit Nyon, Anna Frusciante, e cila njëherësh vuan nga elektro-mbindjeshmëria, tregon për numrin e antenave të reja përreth zonës.
Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, personat që vuajnë nga elektro-mbindjeshmëria, raportojnë një larmi problemesh shëndetësore që kanë të bëjnë me ekspozimin ndaj frekuencave elektromagnetike, siç janë sinjalet e telefonit celular.
Disa të tjerë, zhvillojnë simptoma të lehta si skuqjet; dëmtim të lëkurës, dhe disa të tjerë preken aq shumë sa që ndryshojnë edhe stilin e jetesës.
Anna shprehet e shqetësuar për efektet e padukshme që mund të ndikojnë tek ajo shkaku i antenave.
“Njëra prej antenave më të fundit që u instalua në Nyon, gjendet në qendër të qytetit në një ndërtesë banimi. Ajo qëndron afër një ndërtese të shkollës së mesme”, shpjegoi ajo.