Pse u certifikua Etem Arifi si kandidat për deputet? Ky është arsyetimi i KQZ-së
Aty dorëzohet edhe formulari për aplikim dhe Arifi ka dorëzuar një të tillë, ku deklaroi dhe vërtetoi se kandidatura është në përputhshmëri të plotë me ligjin për zgjedhje.
“Dhe formulari ka ardhur me vendim të prerë të PZAP-s. ZRPP-ja s’ka qenë informuar se Arifi është ndaluar para datës së shtatorit që të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. KQZ thekson se nuk mund të certifikojë ndonjë vendim nëse është vërtetuar se kandidati në fjalë ka ndonjë vepër penale. Sa i përket rastit të vitit 2017, KQZ në ndërlidhje me kërkesat e së kaluarës është drejtuar në sistemin gjyqësorë nëse ka persona të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit përmes listave për këto zgjedhje.Kërkesat e tilla s’kanë rezultuar me ndonjë rezultat pasi afatet kanë qenë të shkurtra, por me 11 shtator 2017 është marrë vendim që të certifikohen edhe kandidatët për asamblenë komunale në Prizren, ku pjesë e këtij vendim ishte edhe Zafir Berisha. Ishte vendim i formës së prerë që këta persona ishin të dënuar nga gjykata. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pas obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve të cilët janë për Asamble apo në Kuvendin e Kosovës, por pas marrjes së këtij vendimi nga Supremja është ndërprerë kjo praktikë pasi është urdhëruar që s’na lejohet të vazhdojmë kontrollin dhe zbatimin e nenit 29”, tha Daka.
Daka shtoi se vetëm nëse do të ishte hasur në vendim gjyqësorë në emrin e aplikimit, atëherë do të mos-certifikohej ndonjë kandidat nga cilido subjekt politik.
Daka shtoi se në zgjedhjet e 2017-ës, janë marrë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku thuhet se nëse analizohet me vëmendje askujt s’mund t’i mohohet e drejta për të aplikuar në zgjedhje, përpos nëse është ndaluar me vendim gjyqësore e ku do të duhej të ishte shpallur fajtor në të kaluarën.