Pse presidenti Thaçi nuk shkoi në seancën për Epopenë e UÇK-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ani pse kishte marrë ftesë, sot nuk ka shkuar në seancën solemne të organizuar për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Në seancën që filloi në ora 09:00, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe e gjithë familja Jashari.
Megjithatë, nuk dihet arsyeja se pse presidenti nuk ka shkuar në seancë. Ai kishte munguar edhe në seancën solemne që ishte organizuar për 17 shkurt.
Një orë pas organizimit në Kuvend të Kosovës, i pari i shtetit ka ndarë dekorata për ish-ushtarët e UÇK-së.
I pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të paraqiten së bashku në ora 12:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të bëhet parakalimi i trupave të FSK-së./FaktePlus