Pse në Fjalorin Enciklopedik u gabua datëlindja e Rugovës?
Datëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova është shkruar gabimisht në Fjalorin Enciklopedik të botuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës.
Kryeredaktori i Fjalorit Enciklopedik Mehmet Kraja në T7 ka treguar arsyet.
“Ky gabim ka kaluar autorin dhe redaktorin e fushës e që është Blerim Reka, ka kaluar tre lektura dhe leximin individual”, shpjegoi ai.
Por a do të ketë një ribotim ku do të rishikohen gabimet.
“Ribotimet ndodhin rreth pesë apo pas 10 viteve. Varet nga shumë faktorë dhe a mendohet ribotimi i njëjtë apo me ndryshime”, tha Kraja.