Pse llamat mund të jenë të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit
Shkencëtarët shpresojnë se antitrupat e llamave mund të ofrojnë mbrojtje për njerëzit që nuk janë infektuar me koronavirus.
Zgjidhja për koronavirusin ka mundur të ketë qenë duke na shikuar në sy gjatë tërë kësaj kohe, duke e përtypur një karotë me përtaci. Duket se gjithçka që na nevojitet janë llamat, shkruan “The Guardian”.
Sipas një studimi të publikuar javën e kaluar në revistën “Cell”, është zbuluar se antitrupat në gjakun e llamave mund të ofrojnë një mbrojtje kundër koronavirusit. Përpos antitrupave më të mëdhenj si tanët, llamat kanë edhe antitrupa të vegjël, që mund të depërtojnë me dinakëri në hapësirat e proteinave të virusit, që janë shumë të vogla për antitrupat e njerëzve, duke ofruar ndihmë për ta shmangur kërcënimin. Shpresa është se antitrupat e llamave do të mund të ofronin ndihmë për t’i mbrojtur njerëzit që ende nuk janë infektuar.
Hulumtuesit ndërkombëtar ia atribuojnë gjetjet e tyre një llame të quajtur Ëinter, kafshë që i ka mbushur katër vjet dhe që ndodhet në Belgjikë. Antitrupat e saj tashmë janë dëshmuar si të aftë për t’i luftuar Sars-in dhe Mers-in, duke bërë që shkencëtarët të spekulojnë se këta antitrupa të funksionojnë edhe kundër virusit që e shkakton sëmundjen Covid-19 dhe vërtet, në kulturat e qelizave të paktën, ata ishin efektivë kundër virusit. Hulumtuesit tash po punojnë për të arritur te testimi klinik. “Nëse e tërë kjo funksionon, llama Ëinter e meriton një statujë”, tha Dr. Xavier Saelens, virolog nga Universitetit i Gentit dhe autor i studimit.
Për të gjithë admiruesit e llamave, ky lajm nuk do të duhej të ishte befasi. Këto kafshë tashmë kanë reputacion për aftësi shëruese. Antitrupat e llamave kanë qenë pikë orientimi në luftën kundër sëmundjeve për vite të tëra. Shkencëtarët madje e kanë hulumtuar potencialin e tyre edhe kundër HIV-it dhe viruseve të tjera.
Fuqia e tyre zbutëse shkon përtej mikroskopit. Llamat janë bërë objekt i provimeve në disa prej universiteteve më të mira të Shteteve të Bashkuara. George Caldwell, i cili rrit llama në Sonora të Kalifornisë, i sjell kolegët e tij në Unviersitetit të Kalifornisë, për t’iu ndihmuar që ta kalojnë ankthin e fundit të semestrit. “Kur jeni afër një llame, ju bëheni shumë të qetë dhe ndiheni në paqe”, u tha në një tubim të kampusit vitin e kaluar nga një pjesëmarrës.
Caldëell thotë se njerëzit dhe llamat janë aleatë të natyrshëm, ndonëse shumë pak njerëz e kuptojnë këtë. “Kur njerëzit i shohin llamat, ata ndriçojnë. Llamat thjesht e kanë këtë aftësi – është e programuar brenda nesh”, tha ai.