Pse janë duke rënë rastet e infektimit me Covid-19? Rastet në botë kanë rënë 30%
Ekspertët thonë se vaksina nuk është arsyeja sepse vetëm 13% e popullatës së botës ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Teksa muajt më vdekjeprurës të pandemisë së koronavirus po i drejtohen fundit, të gjithë shtetet janë duke parë shenja të progresit në shkallën e infektimeve, spitalizimeve dhe vdekjes.
Vetëm në SHBA, rastet e infektimit kanë rënë 45% në krahasim me javët e kaluara, ndërsa globalisht kanë rënë 30%.
Ekspertët thonë se rastet më të larta të infektimeve kanë qenë javën e dytë të janarit, sepse në atë kohë u shfaqën simptomat tek personat që u infektuan gjatë festave.
Rastet e vdekjes gjithashtu kanë qenë më të larta në atë kohë, duke pasur ndikim edhe temperatura, sepse në temperatura të ulëta efekti i virusit është më i fuqishëm.
Mirëpo vetëm 2% e popullsisë së botës ka marrë të dy vaksinat, dhe 13% kanë marrë dozën e parë. Kjo do të thotë se vaksina nuk ka pasur akoma efekt në rënien e rasteve të infektimit. Pra, pse po bien rastet?
Ekspertët e shëndetit publik thonë se kjo më së shumti ka gjasë të ndodhë pasi që një pjesë shumë e madhe e personave veçse janë infektuar muajt e fundit, pra ata kanë anti-trupa për të luftuar virusin.
Njerëzit gjithashtu janë duke udhëtuar më pak pasi që sezoni i festave ka përfunduar. Mirëpo OBSH paralajmëron, që të mos e marrim shtruar.
Rastet po bien pasi që masat e mbrojtjes ndaj virusit po respektohen. Nëse njerëzit fillojnë ta marrin më shtruar situatën dhe të mos kenë mjaftueshëm kujdes, rastet e infektimit do të rriten përsëri.
Një prej ditëve më të rënda globalisht për infektime ka qenë 20 janari, kur ka pasur 1,723,209 raste të reja, ndërsa me datën 31 janar kanë qenë 501,930 raste të reja.