Pse i kafshojnë kampionët medaljet? Arsyeja do t’ju befasojë
Teksa Lojërat Olimpike po shkojnë drejt fundit, “rituali” i kampionëve të kafshimit të medaljeve vazhdon, një fenomen që është përhapur edhe në eventet e tjera sportive jashtë Olimpiadave.
Sekuenca e imazheve është bërë virale në mediat sociale në të cilat shohim kinezen Yaqin Zhou, e argjendtë në rrezen e grave, duke vëzhguar me habi dhe më pas duke imituar italianet Alice D’Amato (ari) dhe Manila Esposito (bronz) që synojnë t’i kafshojnë medaljet. Por nga vjen ky gjest?
Teoria më e akredituar është ajo e traditës, përcjell TCH.
Dikur përdorej për të kafshuar monedha ari, një metal shumë i lakueshëm për të kuptuar nëse ato ishin në të vërtetë autentike, bazuar në atë se sa ishte e mundur të gërvishteshin me dhëmbë.
Megjithatë, medaljet nuk përmbajnë më shumë se disa gram ari në ditët e sotme dhe çdo komitet organizativ vendos se si t’i kompozojë të vetat.
Në Paris 2024 pak nga hekuri i Kullës Eifel është i pranishëm në secilën prej tyre.
Prandaj, testi i metalit nuk ka më kuptim, megjithatë ne vazhdojmë të shohim kampionë që marrin medalje nga çdo ligë.
Tashmë janë kryesisht gazetarët dhe kameramanët që kërkojnë të bëhet gjesti. Krahasuar me ceremoninë e podiumit, momenti në të cilin fituesit kafshojnë medaljen është sigurisht më dinamik dhe më i veçantë për t’u përjetësuar.
Në vitin 2012, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpik, David Wallechinsky tha se fotot e kafshimit ishin “një obsesion mes fotografëve” dhe se atletët vazhdojnë ta bëjnë këtë për të kënaqur kërkesën.
Notari Summer Sanders, fitues i një ari, një argjendi dhe një bronzi në Barcelonë 1992, mbështeti këtë tezë: “Nuk është ideja jonë, janë gazetarët dhe fotografët që na kërkojnë me ngulm dhe ne pranojmë”.