Pse FFK e caktoj malazezin udhëheqës të rrugës?!
Federata e Futbollit te Kosovës udhëheqës rruge për Mal të Zi e kishte caktuar Predrag Joviqin (malazez) nënkryetarin e FFK-së.
Derisa malazezet ishin në dilemë a ta fusin në lojë Fatos Beqirajn, luajtën pa publik pa disa lojtar serbë dhe pa trajnerin serb.
Ndërsa FFK, udhëheqës të ekspeditës së Kosovës e cakton një Malazez.. !!!
FFK me në krye Agim Ademin ose janë naiv ose janë te paditur apo e ka diçka tjetër këtu.
Tërheqja e sulmuesit pa urdhër të selektorit len shumë hapësira për diskutim bashkë me rastet e shpërdoruara dhe rënien e lojës pas barazimit.
Ky ekip është shumë premtues, por jo edhe kjo udhëheqje e Federatës e cila në Mal të Zi ka shkuar me përfaqësuesin e KEK-ut Arben Shahini, ekipit që ka rënë nga Supërliga dhe ai vete Klubin ia ka shit dikujt tjetër, ndërsa në Podgoricë shkon me paratë e Federatës si musafir i Agim Ademit.
Por në Podgoricë nuk kishte vend për asnjë anëtarë të Familjes së Fadil Vokrrit. Një turp i madh i Agim Ademit pasi largoj nga Federata Gramozin, tani nuk i ka siguruar as bileta me e pa lojën e Kombetarës së Kosovës të cilën e ngriti babai i tij, legjenda e futbollit, Fadil Vokkrri.
Nesër në ora 11:00 bëhen homazhe tek varri i Fadil Vokrrit me rastin e një vjetorit të vdekjes se tij. /FaktePlus