Pse Ardian Gjini nuk është në listën zgjedhore të koalicionit AAK-PSD?
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Gjini në këtë emision ndër të tjera foli edhe për listën zgjedhore të partisë së cilës i takon AAK. AAK është në koalicion me PSD’në në këto zgjedhje. Mirëpo emri i Gjinit nuk figuron në listë. Gjini tregoi arsyen se pse emri i tij nuk është në këtë listë.
“Unë jam kryetar i komunës së Gjakoës. Si i tillë kam obligime tjera dhe nuk kam pasur vullnet të isha në listë zgjedhore”, tha Gjini.
“Gjithsesi unë do jem mbështetës i madh i partisë dhe kandidatëve”, tha ai.