Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi vendin e shenjtë mysliman Qaben
Meka është qyteti më i shenjtë fesë Islame. Por, ai ka edhe disa veçori të cilat I kanë tërhequr vëmendjen e disa shkencëtarëve.
Peligrinët bëjnë ritualet e tyre duke u sjellë rreth gurit të zi, në shenjë falënderimi e madhërimi të Krijuesit, sipas fesë së tyre.
Një fakt është mjaft interesant që është diskutuar në vazhdimësi, se pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Qabe.
Qabja është vendi më i qetë në tokë, ndonëse mban një numër të madh të njerëzve gjatë gjithë vitit, por thuhet se asnjëherë në historinë e saj nuk ka kaluar asnjë aeroplan në këtë zone.
Disa kanë thënë se arsyeja e mos kalimit të aeroplanëve mbi Qabe është se ajo është ndërtuar në qendër të tokës dhe ekziston një fushë e madhe magnetike, pra graviteti është i jashtëzakonshëm.
Mirëpo, këtë tezë disa nuk e kanë pranuar duke thënë se po të kishte gravitet edhe ndërtimi i këtij objekti do të ishte i pamundur.
Sipas këtyre të fundit, arsyeja e vetme është për të mos i penguar pelegrinët gjatë ritualeve të tyre. Meka është një vend në vise malore dhe zhurma e krijuar nga avionët do t’i pengonte besimtarët.
Qyteti është nga vendet më të vizituara në botë dhe Princi Muhamed Bin Salman ka premtuar se qytetet e shenjta do të hapën edhe për vizitorë që nuk janë besimtarë, gjë që qytetin do ta bënte edhe më të vizituar.