PSD-ja me aksion para MSh-së kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para ministrisë së Shëndetësisë.
Para objektit të ministrisë aktivistë të kësaj partie kanë vendosur një shiringë ku shkruhej dorëheqje, duke bërë thirrje që kreu i këtij institucioni të tërhiqet ngase sipas tyre nuk po mund të sigurohen vaksina anti-Covid.
Nol Nushin, nga kjo parti tha se me këtë vaksinë, Vitisë i kanë dërguar ilaçin e dorëheqjes.
“Numri i vaksinave që qeveria e Kosovës ka blerë është ZERO . Pra bash asnjë vaksinë nuk e kemi të blerë . Prandaj , sot po ia japim ministrit Vitia , apo Dr. Hipokritit dozën e parë të vaksinës me ilaçin e dorëheqjes . Kanë thënë që pandeminë e kanë prioritet mbi prioritete dhe që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 % e popullsisë . Sot jemi dëshmitarë që as vaksinat e faluara nuk kanë mundur t’i menaxhojnë si duhet . Tempoja e vaksinimit është tepër e ngadalshme dhe shumë burokratike . Me këtë ritëm nuk ka asnjë gjasë që synimet të arrihen”, ka thënë ai.
Poashtu, Nushi tha se sot ishte vet dëshmitar i radhëve të gjata që janë krijuar pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, për vaksinim.
“Sot isha personalisht dëshmitar i radhëve të gjata dhe komplikimeve burokratike te qendra e vaksinimit . Ndërkohë që nuk kemi vaksina , masat e çuditshme vazhdojnë të funksionojnë . Dje ishim dëshimtarë që në iftarin që shtroi presidentja , u shkelën rregullat e vendosura nga kjo qeveri . Për shkelje të tilla dhe të tjera , tashmë janë shqiptuar më shumë se 200.000 gjoba kostoja e të cilave kap milionat”, ka thënë më tutje ai.
“ Peticioni # 412100X Ende nuk dijmë asgjë për kontratën me Pfizer . I kuptojmë çështjet e konfidencialitetit , por nuk është më i rëndësishme burokracia se jetët e njerëzve . Qytetarët kanë nevojë për informacion sepse jemi i vendi i fundit në listë për numrin e të vaksinuarve . Ministri Vitia ka përgjegjësi të drejtëpërdrejt . I njëjti ka organizuar grumbullime të mijëra njerëzve në pikun e pandemisë , e poashtu i njëjti ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore ku nuk u respektua asnjë masë . Pasjojat e këtyre veprimeve ishin fatale . Fushata Sot poi a japim dozën e parë . Në rast se nuk bindet të japë dorëheqje , ditëve në vazhdim do t’ia shtojmë dozën . Mindili në setër nuk mund ta shpëtojë nga papërgjegjësia”, deklaroi Nushi