Protestat në Kataloni shënojnë ditën e katërt
Protestat në Kataloni pro pavarësisë dhe kundër dënimeve të liderëve të tyre , të cilët u dënuan deri në 13 vjet burg, shënuan sot ditën e katërt.
Mijëra protestues, përfshirë shumë studentë, vazhduan “Marshimin për Liri” nga qytetet katalane në drejtim të Barcelonës, shkruan Catalan News, përcjell FaktePlus.
Sipas këshillit të qytetit, protestuesit dogjën edhe rreth 400 kontejnerë mbeturinash.
Kujtojmë që katalanasit me referendumin e 1 tetorit 2017 e shpallën njëanshëm pavarësinë, kurse kjo nuk njihet nga Spanja zyrtare./FaktePlus