‘Protesta’ ndaj Nobelit të Handkes me shumë gabime drejtshkrimore
Pesë persona kanë dalë në Prishtinë para Ambasadës së Suedisë për të kundërshtuar dhënien e Nobelit për Letërsi austriakut Peter Handke, mohuesit të gjenocideve në Kosovë e Bosnje.
Ata kanë thënë se nuk ishin të njoftuar që protesta nga organizatorët është shtyrë.
Megjithatë, ajo çka bie në sy në një pankartë ku ata e kundërshtuan këtë, janë një mal gabimesh drejtshkrimore.
“EUROP KU JE NDEGJEGJEN KU E KE ? !!! EUROP PERESE PO E SHKATRON KËTË POPULL?!”, shkruhet aty.
Për këtë ka reagur edhe profesori universitar dhe kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi.
“Shikoni turpin: kanë dalë me protestu kundër Nobelit për Handken dhe s’kanë ditur t’i shkruajnë siç duhet dy fjali! Pesë gabime po duken veç nga kjo perspektivë e fotografisë. Kundër Handkes e sojit të tij nuk luftohet me analfabetë!”, ka shkruar ai, përcjell FaktePlus.