Propozimi interesant: Koalicioni të bëhet me short, si dikur që ndahej toka në katunde
Tash e një kohë VV e LDK nuk po mund të merren vesh për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje, e një zgjidhje interesante për krijimin e një koalicioni ka edhe Ish – Diplomati dhe Analisti i njohur Lulzim Peci.
Ai në një postim në llogarin e tij në Facebook kishte thënë që marrëveshja e koalicionit të bëhet me short, si një traditë e ndarjes mes vëllezërve në Kosovës.
Madje ai kishte thënë se traditat e lashta mundë t’i zgjidhin problemet moderne.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Kam nje propozim per berjen e koalicionit LVV – LDK, meqenese jeni bllokuar.
Bejeni koalicionin me short, me demek shqiptarqe, ashtu si i kane ndare dikur vellezerit tokat neper katunde, kur nuk jane marrur vesh se cila pjese e tokes do i takon njerit e cila tjetrit.
Traditat e lashta mund te na ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve moderne.