Promovohet projekti i OKB-së dhe RYCO-së, “Rinia e frymëzuar nga paqja” , tregohen rezultatet e arritura
Konferenca Rajonale për të Rinjt e mbajtur për dy ditë rresht nga RYCO dhe UNEFPA në Shqipëri në të cilën morën pjesë plot 100 pjesëmarrës, përfaqësues të gjashtë qeverive të Ballkanit Perëndimor, organizatave ndërkombëtare, shkollave të mesme, organizatave të shoqërisë civile, dhe të rinj.
Ky organizim kishte për synim promovimin e ndikimit të projektit të përbashkët mes OKB-së dhe RYCO-s dhe rezultatet e arritura në rajon, duke u fokusuar në paraqitjen e mjeteve dhe metodologjive të zhvilluara, si dhe në rritjen e vetëdijesimit të palëve kyçe të interesit për rëndësinë e intervenimeve të mëtejshme të përbashkëta të kryera përmes partneriteteve në të njëjtën fushë.
“Ngjarja u shfrytëzua edhe për lansimin e fushatës njëmujore “Rinia e frymëzuar nga paqja”, e cila synon ngritjen e vetëdijesimit dhe rritjen e përpjekjeve për ndërtim të paqes dhe pajtim ndërmjet të rinjve në Ballkanin Perëndimor, përmes ngjarjeve të ndryshme përgjatë fushatës.
Gjatë zhvillimit të saj, fushata do të fokusohet në tema si arsimi, pranimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për të nxjerrë në pah rëndësinë e investimit tek të rinjtë, rëndësia e storjeve të tyre, dhe fuqia e tyre për ndryshim.
Përmes punës së mësimdhënësve dhe nxënësve dhe rrjetëzimit të shkollave si mjet për promovimin e dialogut rajonal, fushata do të përdorë praktikat më të mira të punës pedagogjike transformuese për ndërtimin e paqes në mbarë Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se fushata “Rinia e frymëzuar nga paqja” zhvillohet në kuadër të projektit të përbashkët të OKB-së dhe RYCO-s “Mbështetje Lidershipit Kolektiv të Ballkanit Perëndimor mbi Pajtimin”, i financuar nga Fondi i OKB-së për Ndërtimin e Paqes.