Promovohet “Kështjella e (Mos)marrëveshjes” e Adnan Merovcit
Libri i Adnan Merovcit shpalos ditarin nga konferenca e Rambouillet Adnan Merovci, njeriu i cili nga vitet e 90-ta ka qenë në hap me Presidentin Ibrahim Rugova dhe i ka përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet ne vend.
Ai në momentet më vendimtare e më të rëndësishme ka qenë pjesëmarrës dhe protagonist i tyre.
Merovci sot ka promovuar librin e tij të ri të cilin e ka titulluar “Kështjella e (Mos)Marrëveshjes” një ditar i mbajtur prej 5 deri më 25 shkurt 1999 gjatë konferencës së Rambujesë dhe prej 14 deri më 20 mars 1999 gjatë konferencës së Parisit.