Prokuroria jep informacione shtesë për rrahjen tragjike në Prishtinë
Sot gjatë ditës, një person ka humbur jetën në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës.
Deri tek vdekja e personit me inicialet G.R ka ardhur pas një rrahje me një person tjetër.
Me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë. Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati. Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes. Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë/FaktePlus