Prokurori dhe hetuesit largohen nga QKUK-ja
Në Klinikën Infektive të QKUK-së po vazhdojnë të qëndrojnë Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Një prokuror dhe dy hetues janë parë duke dalur nga Klinika Infektive e QKUK-së.
Pas mesnatës aty kanë vdekur katër persona të cilët ishin të infektuar me virusin COVID-19.
SKANDAL në QKUK, së paku 4 të vdekur sot nga prishja e respiratorëve
Vajza e njërit prej viktimave kanë ngritur dyshimet se vdekja e babait të saj është shkaktuar nga oksigjeni.
Megjithatë, as organet e rendit e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dalë ende me versionin zyrtar se si ka ardhur deri te vdekja e katër pacientëve.
Organet e rendit po vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK.