Projektligji që u mundëson tërheqjen e deri 30% të parave nga Trusti u është shpërndarë deputetëve
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njofton se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai beson se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj, teksa ka ftuar të gjithë që të mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.