Profesori pedofil i zbuluar nga ”Piranjat”, ishte vizituar nga Albin Kurti për ngushëllim
Nuk ka kaluar shumë kohë kur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte vizituar familjen e mësuesit Fazli Kikaj nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.
Mësuesi Kikaj kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi dhe një video nga takimi me kryeministrin Kurti, i cili duket se kishte shkuar për ngushëllime në familjen e tij.
I dyshuari për pedofili, po ashtu, rezulton të jetë përkrahës edhe i presidentes Vjosa Osmani.
Një ditë më parë në media u raportua për një person 76-vjeçar në Prizren, i dyshuar për pedofili, ndërsa sot Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.