Profesori i UP-së thotë se Kurti ka probleme mendore, po kërkon vrasjen e të rinjve
Politologu dhe Profesori në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, ka bërë një analizë të quditshme, në të cilën thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, po kërkon gjak të njomë të djemve të rinj të Kosovës, për kauzën e tij fiktive të radhës.
“Kurti i etur për gjak të njomë të djemëve të ri po kërkon vrasjet e radhës për kauzën fiktive të radhës që po e prodhon. Se Grenell-i dhe SHBA-ja po duan ta dëmtojnë Kosovën (investimin e tyre), për qëllime elektorale në SHBA, është vetëm “bullshit” i Albin Kurtit. Nuk është kauzë, është gënjeshtra e radhës”, ka thënë Kastrati në këtë analizë.
Profesori Kastrati, i cili përveç se paguhet nga shteti, është edhe analist i rregullt në (RTK), thotë se prindërit kosovar nuk kanë fëmijë për të dalë në shesh dhe për t’u vrarë.
“Prindërit e Kosovës nuk kanë fëmijë për të dalë për t’u vrarë në shesh për shkak të gjendjes mendore të paqartë të Albinit dhe ambicieve të tij të sëmura politike. Prindërit e Kosovës, shteti i Kosovës me insitucionet e veta dhe partnerët tonë strategjikë, të gjithë së bashku nuk do të lejojnë realizimin e skenarëve të Kremlinit në Kosovë. Të gjithë së bashku përfundimisht do ta hedhin Kurtin dhe çmendurinë e tij politike në kanalizimin e historisë politike. Pikërisht aty ku e ka vendin!”, ka thënë Kastrati përmes këtij shkrimi.
Sipas Kastratit brenda projekcioneve të tij politike deri më tani në kohë paqeje (pas luftës) janë vrarë 4 djemë të ri të Kosovës.