Profesoresha shqiptare: Nëse mendoni se Kosova është në një planet tjetër, vazhdoni ta injoroni koronavirusin
Profesoresha shqiptare, ligjëruese në universitet italiane e kosovare, Majlinda Bregasi, ka thënë se rreziku që po vjen nga koronavirusi, duhet merret seriozisht edhe nga Kosova, vend i cili ende zyrtarisht nuk është deklaruar për ndonjë të prekur nga sëmundja që me hapa të shpejtë po “pushton” botën.
Bregasi, përmes një statusi në facebook, ka thënë se Kosova bën mirë të parandaloj përhapjen e infektimit sesa të luftojë atë. Ajo madje ka porositur të gjithë që të mos tallen me këtë situatë, meqë një infektim i përgjithshëm e falimenton shtetin për një javë.
Postimi i plotë i profesoreshës Bregasi:
Nëse mendoni se Kosova jeton në një planet tjetër, vazhdoni ta injoroni koronavirusin. Jemi në pandemi globale. Vetëm dje kanë vdekur mbi 160 veta në Milano, aty ku mjekësia është në nivelin më të lartë. Po ndodh seleksionimi i pacientëve. Jo të gjithëve u jepet shërbimi. Nuk ka mundësi.
Ndërkohë që shteti i liron qytetarët nga pagesa e kredive derisa të kalojë emergjenca. Mbylluni në shtëpi! Është imperativi i ditës.
Rastet me Corona po dëshmohen në gjithë ballkanin. Shtetet janë drejt mbylljes. Çfarë po pret Kosova? Më mirë me e parandalu përhapjen e infektimit sesa me e luftu.
Nuk dua t’i jap mend askujt, por ky është momenti kur secili e kupton sa të lidhur jemi më njëri-tjetrin. Një infektim i përgjithshëm ta falimenton shtetin për 1 javë. Mos bani hajgare!/FaktePlus