Produkti nga Polonia që po shitet në Kosovë si zhelatinë gjedhi, por është diçka tjetër
Në tregun e Rajonit të Mitrovicës, po shiten biskota Serduszko Dla Ciebie që do të thotë zemrushe për ty, që po importohet nga Polonia. Me të cilin produkt nga importuesi është përkthyer që përmbanë zhelatinë gjedhi, pro që në fakt ky produkt siç thotë kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, përmbanë zhelatinë me origjinë derri.
Kaçaniku thotë se ky njfotim po vjen duke pas parasysh që qytetarët e besimit islami, meqë tani po vjen edhe muaji i agjërimit-Ramazani.
Megjithkëtë, ai ka treguar se për këtë ka njoftuar institucionet relevante por që vetëm AVUK ka deklaruar se është duke u marrë me rastin.
Postimi i Kaçanikut:
Njoftim!
Disa qytetarë konsumatorë informojnë se në treg është ofruar një biskotë SERDUSZKO DLA CIEBIE ( përkth. ZEMRUSHE PëR TY ), import nga Polonia.
Hë për hë ky produkt qarkullon vetëm në Rajonin e Mitrovicës, me tendencë shtrirjeje në gjithë tregun e Kosovës.
Produkti në fjalë përmbanë zhelatinë me origjinë derri ndërsa importuesi ka abuzuar në përkthim duke e deklaruar si zhelatinë gjedhi ?!
OJQ KONSUMATORI i ka niohtuar institucionet dhe mekanizmat relevantë,
Deri më tani vetëm AUVK-ja na ka bërë të ditur se po merret me rastin. Kemi kërkuar që të na njohtojnë lidhur me gjetjet dhe me masat e ndërmarra.
E pamë të arsyeshme t ju njohtojmë duke i pasur parasysh qytetarët konsumatorë të konfesionit islam, duke i dalur në krah praktikuesve më të devotshëm të riteve islame – në prak të muajit të madhërishëm të agjërimit – ramazan !.
Duke pasur përvoja të hidhura dhe problemet akoma të pazgjidhra deri më tani, ju këshillojmë që asgjë të mos bleni pa deklaracionin HALLALL. Edhe nëse produkti e ka deklaracionin HALLALL kujdesuni që prapa deklaracionit të qëndrojë instituicioni / mekanizmi / agjencioni i akredituar ( me laboratore të duhura dhe me ekspertë të licencuar ).
Deklaracioni HALLALL është i pavlerë nëse jipet nga agjensionet e shteteve të cilat nuk e njohin Republikën e Kosovës, në veçanti nga shtetet ndaj të cilave Republika e Kosovës ka aplikuar taksa për import !
Ftojmë të gjithë qytetarët konsumatorë, pa dallim, në bashkëpunim. T i gjejmë e të përpiqemi t i zgjidhim konform Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit të gjitha abuzimet dhe tentim abuzimet me të drejtat e qytetarit konsumator.
Bashk jemi më të fortë !