Procesi integrues euro-atlantik prioritet nacional i Kosovës
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario, me ç’rast kanë diskutuar për sigurinë që ofrojnë trupat paqeruajtëse për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.
Në këtë rast, ministrja Hoxha i ka theksuar se procesi integrues euro-atlantik i Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit është garanca e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës.
“Siguria dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, ishin ndër çështjet që diskutova me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario, si dhe për sigurinë që ofron kjo forcë e paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi mirënjohës që KFOR-i ka ofruar siguri dhe paqe për vendin tonë, po ashtu, kam theksuar në takim se procesi integrues euro-atlantik është garanca e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm të rajonit. Procesi integrues euro-atlantik, është konsensusi ynë nacional dhe partiak, pa dallim!”, ka thënë Hoxha.