Prizren, restorantet e mbyllura, sheshet përplot me qytetarë
Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën përplot njerëz të dielën.
Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me diell e shfrytëzuan për të dalë jashtë shtëpive.
Në mesin e tyre pati edhe shumë turistë nga Shqipëria që erdhën për të vizituar këtë qytet historik edhe duke qenë të vetëdijshëm për shtrëngesat.
Se kishte më shumë vizitorë nga Shqipëria e pohuan edhe shitësit prizrenas që në këtë ditë patën më shumë punë.
Prizren, kafiteritë e mbyllura, turistët vërshojnë sheshin – 11.04.2021 – Klan Kosova – YouTube