Prizren – kanoset përmes rrjetit social
Një person ka raportuar në Polici se është kanosur përmes rrjetit social.
Viktima ka raportuar se bëhet fjalë për dy persona kurse nuk ka dhënë detaje të tjera. Rasti po hetohet, ka njoftuar PK-ja, përcjell FaktePlus.
“Prizren 23.06.2020-09:00. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se përmes rrjetit social ishte kanosë nga dy të dyshuar meshkuj kosovar, rasti vazhdon të hetohet”, njoftohet në raportin e Policisë.