Prizren e Gjilan, gjenden dy persona pa shenja jete, fillojnë hetimet për rastet
Dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda 24 orëve në Kosovë. Siç njofton policia në raportin 24 orësh një burrë është gjetr i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan, ndërkaq tjetri është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimave.
Me vendim të prokurorit, në të dy ratet trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Rastet janë duke u hetuar.