Pritje të gjata për hyrje-dalje përmes Merdarit
Kolona deri në një kilometër të gjata për dalje nga Kosova janë aktualisht në pikë kalimin kufitar në Merdar. Qytetarët e Kosovës që janë nisur për të kaluar në Serbi përmes këtij kalimi kufitar, po presin deri në 3 orë për të kaluar.
Sipas përditësimit më të fundit të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, për hyrje nga Merdarja kolona është e gjatë deri në 300 metra, ndërkaq pritja deri në një orë.
Te pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë janë më të gjata se për të dalë nga Kosova.
Te kjo pikë, hyrja po merr deri në 90 minuta kohë.
Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të së hënës. Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë.