Pritet të nis takimi Thaçi – Borell, interesim i madh i mediave
Për pak çaste pritet të fillojë takimi mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borell dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ky takim ka ngjallur edhe interesimin e mediave ku para Zyrës së Presidentit, shihet një numër i madh i tyre.
Borrell, mes tjerash, do të zhvillojë edhe një takim me drejtuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, raporton FaktePlus.
Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi, ku edhe atje do të takojë përfaqësuesit e shtetit.
Për shkak të pozitës që ka në BE, Borrell pritet të ndërmjetësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ky dialog është pezulluar në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja./FaktePlus