Priten sekuestrime të reja në veri, pronë të Milan Radoiçiqit
Gjatë ditës së sotme në veri pritet të sekuestrohen disa prona të nënkryetarit të Listës serbe, i cili ishte pjesë e grupit terroristë në sulmin e fundit që ndodhi në fshatin Banjsk të Zveçanit.
Sipas burime të Telegrafi pritet të sekuestrohen një vilë, lokal dhe një pent house (banesë), pronë e Milan Radoiçiq.
Në operacionin e sotëm i cili u zhvillua në pesë lokacione në tri komunat veriore janë sekuestruar vetura, motor dhe si dhe një anije e vogël (për liqen).
“Në pesë pika ku është bërë kontrolli janë sekuestruar automjete, motor, anije dhe planifikohet të sekuestohet një vilë, lokal dhe një pent house-banesë pronë e Milan Radoiciq”, ka thënë një burim për Telegrafin.
Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.