Prishtinës i dhurohen fidane nga Japonia
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 30 fidanëve nga Qeveria e Japonisë.
Të pranishëm në mbjelljen e fidanëve të llojit “Cherry Blossom Tree” me kryetarin Shpend Ahmeti kanë qenë ministrja e Shtetit të Japonisë, Toshiko Abe, si dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.