Prishtinë/ Vëllai kërcënon motrën pasi ajo mori nënën nga shtëpia e tij
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi i njëjti, dyshohet se e kishte kanosur verbalisht motrën e tij.
Sipas Policisë gjithë ngjarja dyshohet se kishte ndodhur pasi motra e të dyshuarit kishte vendosur që ta marrë nënën e saj nga shtëpia e vëllait.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.