Prishtinë, protestë paqësore në ditën e të zhdukurve
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve do të mbahet një protestë paqësore në Prishtinë.
Protesta organizohet nga Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” dhe mbahet të premten e ardhshme duke filluar nga ora 09:30.
Protestuesit do të marshojnë në këmbë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” ku do të kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.
Kreu i shoqatës Jahir Bejta do t’ju drejtohet protestuesve me një fjalë të shkurtër duke elaboruar dështimin e politikës dhe drejtësisë kosovare për të zbardhur të vërtetat e luftës.