Prishtinasi sulmon gruan e tij
Për çdo ditë raportohet për dhunën në familje.
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedura të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.