Prishtinasit ia vjedhin paratë e plotë gjëra tjera në banesë
Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona kanë hyrë me forcën në banesë e tij të marrë me qira, duke i vjedhur kështu para të gatshme pesë orë dore, një zinxhirë dore prej ari, parfume të ndryshme, si dhe Pasaportën në emër të ankuesit lëshuar nga një shtet i huaj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./FaktePlus/