Prishtina e zbukuruar tashmë gati për festat e fundvitit (VIDEO)
Ashtu si shumë kryeqytete të Evropës, edhe Prishtina prej ditësh po bëhet gati për të pritur festat e fundvitit. Në sheshin e kryeqytetit tashmë janë vendosur shtëpizat, bredhat e mëdhenj së bashku me dekorimet tjera që po e bëjnë madhështore pamjen e qendrës së Prishtinës.
Kështu për gjithë muajin dhjetor, në pritje të Vitit të Ri, në sheshe do të ketë atmosferë të ngrohtë festive, muzikë e aktivitete të ndryshme, ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.
Edhe të martën as temperaturat e ulëta nuk kanë ndalur qytetarët që të kalojnë kohë në shtëpizat e vendosura përgjatë sheshit në kryeqytet.
Qytetarë të shumtë nga vendi, madje edhe mërgimtarët thonë se dekorimi i sivjetmë i sheshit ngjason shumë me ato që bëhet në vendet evropiane.
“Sheshin e kanë be shumë mirë, gati si në Zvicërr, nuk është hera e ime e parë në Prishtinë por këtë vitë është rregulluar më mirë. Këtu mund të shohësh shumë njërëz dhe është shumë mirë”.
“Unë vij nga Zvicrra vetëm me duket se jam midis Gjenevës njëri nga qytetet më të mira atje, dhe jam i kënaqur që ka mbërri Kosova të të lulëzohet në këtë mënyrë në Vitin e Ri dhe Kërshëndella”, thotw njw qytetar i cili ka ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.
“Është një ide shumë e mirë e shtëpive të vendosura këtu te japin një ndjesi të vecantë. Nuk kam mundur të jem shumë shpesh këtu pasi që është vetëm fillimi por do të vazhdoj të vij pasi që është shumë bukur” thotë një qytetare tjetër.
Madje të kënaqur me ambientet që ka ofruar këtë vit Komuna e Prishtinës janë edhe bizneset të cilat kanë fituar të drejtën të sigurojnë shtëpizat për shitjen e produkteve të tyre.
“Ky është viti i parë por sivjet po duket të jetë më mirë, se edhe viteve tjera kam marrë pjesë por këtë vit po duket të jetë më mirë pasi që ka edhe njerëz më shumë dhe është shumë interesant”.
“Është një organizim shumë i mirë, edhe sheshi është i rregulluar më mirë se në vitet e kaluara dhe po besoj që edhe qytetarëve po iu pëlqen më shumë, dhe është një gjë shumë e mirë”.
“Interesimi është i knaqshëm, njerëzit knaë dëshirë të festojnë në një mënyrë tjetër pasi që ne nuk kemi jemi mësuar të festojm ndryshe, me manifestime të mëdha sic kanë vendet tjera, por gjithsesi po duket shume mirë”.
“Krahasim me vitet e tjera sheshi duket shumë mirë ne krahasim me vitet tjera, po mendoj që ka më shumë njërëz natën për shkak që ka edhe muzikë dhe aktivitete të ndryshme, kjo është një nga idetë më të mira që i ka bërë komuna, dhe gjëra interesante dhe kjo e bënë më atraktive”.
Ndërsa nga Komuna Adrian Berisha duke treguar për shpenzimet materiale kanë thënë se nuk do të ketë më probleme të vonesës së rregullimi të sheshit si në vitit paraprake, dhe se shtëpizat e shumta nuk janë problematikë për qytetin.
“Shuma totale e tenderit për tre vjetët e ardhshëm është rreth 190 mijë euro. Pra do të kemi një kompani për tre vjet dhe nuk do t’i kemi problemet e mëparshme që i kemi pasur me vonesa. shtëpizat e shumta të cilat janë vendosur në sheshet e kryeqytetit këtë vit do t’iu japin më shumë hapësirë qytetarëve për t’u argëtuar. Nuk besojmë se do të ngufatët qyteti, është krejtësisht e kundërta, pasi që do të kemi dy zona. Do të kemi një decentralizim të aktiviteteve dhe shtëpizave”.
Ndërsa, qytetarët i mirëpresin këto organizime për fundvit nga Komuna e Prishtinës. Ata thonë se këto organizime po i argëtojnë mjaft shumë dhe po i frekuentojnë çdo ditë këto hapësira në sheshet e kryeqytetit./FaktePlus