Prishtina e transferon fundorin amerikan
Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime. Klubi më i madh i basketbollit kosovar ka njoftuar për transferimin e lojtarit, Wendell Mitchell. Basketbollisti amerikan luan në pozitën 1, është i gjatë 191 centimetra dhe vjen nga kolegji amerikan Texas, njofton klubi prishtinas.
Mitchell në sezonin e fundit ka luajtur me një mesatare prej 10.2 pikë, 2.7 kërcime, 1.7 asistime. Prishtinasit e transferuan dje basketbollistin nga Franca, Alioune Tew, i cili luan në pozitën e qendrës.
Bardhekaltrit synojnë të jenë protagonistë në sezonin e ri të basketbollit kosovar pasi dështuan të bënin një gjë të tillë kohëve të fundit.