Prishet koalicioni LVV-LDK
Në një konferencë për media, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, pas votimit të kryesuesit të ri të Kuvendit nga PDK- Sulltan Badalli, dhe mospërkrahjes së LDK- së për kandidatin e LVV-së, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vendim për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe shkarkimin e drejtorëve të tij nga ky subjekt politik.
“Arsyeja pse kemi qenë në koalicion me LDK-në ka qenë Asambleja Komunale. LDK nuk e voti kandidatin e përbashkët dhe kështu pozita e humbi kryetarin e asamblesë dhe në këtë mënyrë s’ka kuptim koalicioni dhe do të vazhdojmë të vetëm”, ka thënë ndër të tjera Haskuka në një konferencë për media.