Princi i Dubait ka aq shumë para, sa që duhen 200 persona në dy vjet për t’i numëruar
Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan, ka aq shumë para sa që do të duhej kohë e gjatë për t’i numëruar paratë e tij.
Familja mbretërore e Dubait është e njohur për pasurinë e saj dhe në një video të publikuar flitet për një nga anëtarët e familjes.
Emri i plotë i Princit të Dubait është Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, por ai është i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram.
Bëhet fjalë për djalin e dytë të Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait.
Në listën e Forbes, ai është nga të rinjtë më të pasur në botë, pasi pasuria e babait të tij llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë.
Dhe sipas një përshkrimi të një videoje, ai këto i ka “para me thasë” të cilat nuk i kursen.
Kështu, siç thuhet më tej, ai ka një jaht privat në vlerë prej 400 milionë dollarësh që është i njohur si “Jahti i Dubait”.
Ky jaht thuhet të ketë të gjitha gjërat e nevojshme, që madje as edhe disa hotele me pesë yje nuk i kanë dhe ka një kapacitet ku mund të qëndrojnë 48 njerëz. Por ky nuk është jahti i vetëm i tij.
Përveç jahteve, ai ka edhe shumë vetura superluksoze. Ai ka vetura në vlerë prej 1 milion dollarë, përfshirë edhe një LaFerrari.
Veç kësaj, koleksioni i veturave të tij përfshin edhe një Mercedes G63 AMG, Mercedes AMG SLS, Lamborghini Veneno, Mc Laren P1, Buggati Veyron – dhe jo vetëm
Ai gjithashtu ka një deve për të cilën thuhet se e ka paguar 27 milionë dollarë.
Megjithatë, edhe pse bën një jetë luksoze ku njihet edhe si një fans i sporteve aventureske, ai është i njohur edhe si bamirës.