Princi Harry inkurajon njerëzit të lënë punën për këtë arsye dhe të gjithë e mbështetën
Princi Harry beson se është e rëndësishme që njerëzit të punojnë në punë që u pëlqejnë dhe se të shkëputesh nga një karrierë që s’të jep kënaqësi është e mirë për shëndetin mendor të çdokujt.
Gjatë një interviste të fundit me revistën Fast Company, Princi Harry – i cili hoqi dorë nga detyrat e familjes mbretërore një vit më parë – tha se dorëheqjet nga puna gjatë pandemisë “nuk janë të gjitha të këqija”.
“Në fakt, është një shenjë se me vetëdijen vjen nevoja për ndryshim,” tha Harry, ndërsa promovonte startupin e tij të fokusuar në shëndetin mendor BetterUp.
“Shumë njerëz në mbarë botën kanë mbetur të mbërthyer në punë që nuk u kanë sjellë gëzim dhe tani ata po vënë shëndetin e tyre mendor dhe lumturinë në radhë të parë. Kjo është diçka për t’u festuar.”
Harry shtoi se turma e njerëzve që lanë punët e tyre në mes të pandemisë frymëzoi një ndryshim kulturor shumë të nevojshëm.
“Ndërsa duket sikur këto dy vitet e fundit i sollën të gjitha këto çështje në plan të parë, realiteti është se këto beteja dhe problematika kanë qenë duke u krijuar prej shumë kohësh. Ne jemi vetëm në fillimin e zgjimit të shëndetit mendor” tha ai.
“Kjo punë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme, sepse njerëzit më në fund po i kushtojnë vëmendje dhe një komponent i madh i këtij misioni është ndërgjegjësimi dhe vazhdimi i fillimit të bisedës”.
Shumë njerëz në Twitter u bashkuan me pikëpamjen e Princit Harry për të vënë shëndetin mendor para punës.