Princesha japoneze heq dorë nga titulli
Princesha e Japonisë, 28-vjeçarja Ayako është martuar me të dashurin e saj 32-vjeçar Kei Moriya, nëpunës në një kompani anijesh.
Martesa me një njeri të thjeshtë e detyroi princeshën që të heqë dorë përfundimisht nga pozicioni i saj dhe luksi.
Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion Qendrore dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe pijeve japoneze.
Të premten, fëmija e tretë e princit Takamado dhe e bashkëshortes së tij Hisako, mori pjesë në një ceremoni lamtumire të organizuar nga perandori Akiho dhe perandoresha Michiko, përcjell Atsh.
Të martën, çifti do të marrë pjesë në një banket, që me shumë mundësi do të mbahet në “New Otani Hotel” të Tokios në prezencë të princit trashëgimtar Naruhito dhe të bashkëshortes së tij Masako Owada.