Prezencë e shtuar e Policisë në Infektivë pas vdekjeve të dyshimta (FOTO)
Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.
Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së Policisë në QKUK. Megjithatë, pacientë nga aty kanë treguar se numri i policëve është më i madh se sa në ditët e zakonshme në QKUK.
Ndryshe, FaktePlus ka mësuar se kanë vdekur edhe të paktën 4 persona në QKUK shkaku i prishjes së respiratorëve.
FaktePlus mëson se incidenti ka ndodhur me tubat nga të cilat është harxhuar oksigjeni dhe pastaj kanë ndodhur vdekjet.
SKANDAL në QKUK, së paku 4 të vdekur sot nga prishja e respiratorëve
Ne mësojmë se për rastin janë informuar edhe institucionet përkatësë, si policia e prokuroria që po merren me hetim, porse nuk është bërë ende publik.
Ne do t’ju informojmë më vonë si vdiqën këta pacientë dhe me këtë rast tragjik.
Kujtojmë se vetëm dje 8 vdiqën nga virusi e 178 u infektuan, më shumë se çdo ditë tjetër.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Policisë për informim për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Policia e Kosovës rrethon Klinikën Infektive të QKUK-së, aty ku ndodhi skandali i madh