Prezantohet transferimi më i ri i Realit
Eder Militao mezi pret të luajë si lojtar i Real Madridit pasi prezantimi i tij u bë të mërkurën pasdite në ‘Santiago Bernabeu’.
Braziliani arriti nga Porto dhe pse transferimi i tij u bë i ditur muaj më parë, por ai nuk ka mundur të prezantohet deri tani për shkak të angazhimeve të tij në Kupën e Amerikës.
“Jam shumë i lumtur që jam duke luajtur për klubin më të mirë në botë”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Falë familjes sime unë jam në gjendje të luaj këtu dhe dua të falënderoj presidentin për besimin e tij tek unë”.
“Tifozët e Madridit mund t’i sigurojë se unë do të lë gjithçka në fushë për të bërë histori me Real Madridin”.