Presidenti vazhdon vizitat tek familjet e dëshmorëve
Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar për vizitë tek Haxhi Demaku, babai i luftëtarit të rënë për liri, Xhevat Demakut, ish-deputetit Fadil Demaku dhe ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku.
“Me bashkëluftëtarin Haxhi Demaku, prindin e dy heronjve të Kosovës. Familja Demaku e tëra ishte angazhuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti pasi që u bë publik lajmi për aktakuzën e propozuar nga Specialja, i ka shpeshtuar vizitat tek familjet e të rënëve për liri. Së fundmi ai vizitoi edhe prindërit e heroit Rasim Kiçina, përcjell FaktePlus.