Presidenti Thaçi viziton afaristët në Prizren
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Prizren, ku do t’i vizitojë afaristët.
Nga Zyra për Informim është bërë e ditur se Presidenti Thaçi do ta vizitoj sot qumështoren “Abi” si dhe qendrën “ABI Çarshia” në Prizren.
Gjatë qëndrimit në Prizren, Thaçi ka takuar edhe shumë qytetarë me të cilët edhe ka bërë fotografi, si dhe ka pirë kafe në këtë qytet. /FaktePlus