Presidenti Thaçi: Qeveria e re të mos ketë njerëz me aktakuza
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë qeverisë së re nuk do të lejojë persona me aktakuza.
Pas takimit me liderët të cilët u deklaruan pro zgjedhjeve të reja, me përjashtim të Vetëvendosjes, Thaçi ka theksuar se do të t’ia japë mandatin asaj partie politike e cila do ta ofrojë shumicën parlamentare për krijimin e qeverisë se re.
Ai ka theksuar se nuk ka mandat të japë ai si president, mandatarin por duhet ta bëjnë këtë partitë politike.
Si duket Thaçi më këtë veprim do t’i hapë rrugë vendit për një qeveri të re pa Vetëvendosjen.
“Të nderuar, si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasyshë të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, janë për formimin e një qeverië të re. Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re, duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës, unë do ti jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon që ka shumicën për të krijuar qeverinë e re, nuk është në diskrecionin tim të propozojë kandidatin e tillë.”