Presidenti Thaçi kërkon mobilizimin e FSK-së pas tërmetit në Shqipëri
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri. Ai tha se ka biseduar me presidentin shqiptar Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.
Thaçi theksoi se ka kërkuar nga FSK që të jetë në gjendje gadishmërie.
“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.