Presidenti Thaçi homazhe te varri i ish- presidentit Rugova
Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe te varri i ish- presidentit Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.
Me këtë rast Thaçi e ngriti lartë figurën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë njeri të negociatave dhe dialogut
“Sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtarë, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj, sot bëj nderimet më të larta shtetërore si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij. Nderime dhe respekt!”, ka thënë mes tjerash presidenti Thaçi.