Presidenti Thaçi: Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e Katedrales Notre Dame
15/04/2019, 22:55
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e Katedrales historike Notre Dame në Paris.
Ai e ka quajtur këtë incident si një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore.